Qytetarë kanë protestuar sërisht para Ministrisë së Shëndetësisë, pas skandalit te Onkologjiku në QSUNT, ku rezultojnë të përfshirë mjekë dhe personel i këtij spitali.

Gazetari Osman Stafa i ka drejtuar një apel mjekëve që të ngrenë zërin kur mungojnë medikamentet në spitale, veçanërisht kur bëhet fjalë për sëmundje të rënda.
Gjithashtu ai ka kërkuar nga Prokuroria që të thellojë hetimet, pasi në çdo pavion të spitaleve do të zbulohen raste abuzive.

“Është turp kjo që po ndodh, nuk ka ilaçe dhe medikamente, dhe Kryeministri del e etiketon qytetarët, gazetarët dhe shoqërinë civile.

Përpara disa muajsh protestuam se nuk kishte medikamente për një 6 vjeçar që vuante nga leucemia.

Aktualisht që ne flasim, se po bëhet një maskarallëk i madh me propagandën, duhet të urojmë që po ti zërë një sëmundje e rëndë, të luten që të mjekohen me ilaçe të rimbursueshme, pasi në të kundërt s’ka ilaçe.

Krim kundër njerëzimit e quajti Kryeministri atë që kishin bërë ata mjekë, por a është krim kundër njerëzimit ti lesh njerëzit pa ilaçe, pa mjekime”, tha gazetari.

Kjo është protesta e dytë që zhvillohet brenda pak ditësh nga momenti kur shpërtheu skandali te Onkologjiku.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb