Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, duke reaguar lidhur me skandalin që ka përfshirë mjekë e infermierë të spitalit Onkologjik në QSUNT, shprehet se ngjarjet më të fundit janë të trishta dhe revoltuese.

Ai shkruan se çjerrja qeveritare për suksese imagjinare të shëndetësisë e orienton sistemin shendetësor kah mashtrimi publik i vazhdueshëm dhe ky mashtrim më tej degradon pastaj në fenomene të tilla kaq të shëmtuara si rasti i onkologjikut ku jeta dhe shëndeti i pacientëve është bërë pre i përfitimeve të paligjshme dhe kriminale.

“Mediokër e interesaxhinj gjithfarësh, që kanë zaptuar zyrat e drejtimit të shëndetësisë sot, kanë prioritet vetëm që të bëjnë ‘like e share’ çdo lloj shfaqjeje imbecile propagandistike të qeverisë, ndërsa për shëndetin e njerëzve bëhen arrogantë e të pandjeshëm.

Mjaft më me këtë përdorim propagandistik shpërdorues grabitqarë rilindas me Ramën në krye, sepse po rrezikoni seriozisht jetën e shëndetin në mënyrë të përditshme”, shkruan Vasili.

Postimi nga Petrit Vasili

Shendetesia pre e propagandes dhe grabitjes rilindase, qe vetem degradon dhe atakon jeten e shendetin!

Ngjarjet me te fundit qe lidhen me Spitalin Onkologjik jane te trishta dhe revoltuese njeherazi.

Por keto ngjarje nuk jane surprize  por pasoja logjike te nje linje drejtimi administrativ dhe politik te shtrember dhe te shperdorimit te lige te shendetesise per propagande nga Rama dhe rilindja.

Sistemi shendetesor perballet me problematika dhe mungesa te shumta dhe me nje nenfinancim shume problematik.

Por drejtuesit politike Ministra por edhe zvministra e drejtore gjithfaresh per çdo problematike pergjigjen me arrogance e vetkenaqesi dhe shprazin parulla propagandistike te çmendura perballe nje realiteti kaq te dhimbshem.

Pasi shkaktuan kaosin dhe destruktimin me te madh ne historine e shendetesise shqiptare me slloganin e marrë te shendetesise falas gjithshka u thellua keq e me keq me koncesionet, qe grabiten kaq fonde ne shendetesi.

Ngjarjet e renda ne shendetesi kane qene te vazhdueshme, por kurre nuk u tregua modesti dhe pranim i pergjegjesive por vetem reagime agresive propagandistike.

Manaxhimi i pandemise se covid 19 ishte nje prove e tmerrshme ku propaganda, paaftesia totale dhe grabitja e fondeve publike me tendera sekrete u bene bashke ne dem te jetes dhe shendetit te qytetareve.

Natyrshem nje shendetesi qe drejtohet nga marioneta te paafte, propagandiste te verber, pa as me te voglen lidhje me shendetesine, por qe i duhen Edi Rames per te genjyer e bere propagande ngjarje te tilla si ky i fundit tek onkologjiku do te prodhoje.

Kokeulja dhe modestia absolute jane cilesita e detyruara qe duhet te kete cdo drejtues i shendetesise nga Ministri e deri tek zyrtari me i ulet.

Çjerrja qeveritare per suksese imagjinare te shendetesise e orienton sistemin shendetesor kah mashtrimi publik i vazhdueshem dhe ky mashtrim me tej degradon pastaj ne fenomene te tilla kaq te shemtuara si rasti i onkologjikut ku jeta dhe shendeti i pacienteve eshte bere pre i perfitimeve te paligjshme dhe kriminale.

Medioker e interesaxhinj gjithfaresh, qe kane zaptuar zyrat e drejtimit te shendetesise sot, kane prioritet vetem qe te bejne like e share cdo lloj shfaqjeje imbecile propagandistike te qeverise, ndersa per shendetin e njerezve behen arrogante e te pandjeshem.

Mjaft më me kete perdorim propagandistik shperdorues grabitqarë rilindas me Ramen ne krye, sepse po rrezikoni seriozisht jeten e shendetin ne menyre te perditshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb