Teksa Gjykata e Tiranës la dje në fuqi masat e sigurisë ndaj mjekëve, infermierëve dhe farmacistëve të përfshirë te skandali i Onkologjikut, prokuroria dhe togat e zeza do të vlerësojnë nëse do të duhet një masë më e ashpër për Edmond Gashin.

Ky i fundit, një nga mjeket e pezulluar pas skandalit, që në dosjen e Prokurorisë së Tiranës konsiderohet si më protagonisti i skemës skandaloze të përfitimit, në kurriz të pacientëve me kancer, dje bëri një shfaqje aspak të zakontë në gjykatë. Pasi masa e sigurisë ndaj tij dhe 7 të tjerëve u la në fuqi, mjeku Edmond Gashi u pa duke u larguar me vrap nga Gjykata e Tiranës, i pashoqëruar nga policia, ndonëse ishte në ‘arrest shtëpie’.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se deri më tani nga ana e prokurorisë dhe Gjykatës nuk ka një veprim konkret, ndërsa policia në këtë rast procedon masën në fjalë. Kujtojmë se e njëjta masë u la në fuqi edhe për personat e tjerë të përfshirë në këtë skandal, pasi ata akuzohen se i detyronin pacientët e sëmurë me kancer që të kuroheshin në spitalet private, apo të blinin barnat e kimios në farmaci.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: