Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje në reja në lidhje me skandalin në spitalin e Onkologjikut.

Ajo u shpreh se mjekët vepronin si një grup i strukturuar kriminal që duhet të hetohen për tentativë vrasjeje.

Lala: Nuk mund të hetohen disa njerëz për shpërdorim detyre, sepse këtu ka më së pakti korrupsion dhe më së shumti tentative vrasje. Ky është një grup i strukturuar kriminal Auditi i brendshëm duhet t’i raportojë periodikisht ministrit. Asnjë institucion nuk ka ngritur zërin.

Aty bëhet fjalë për klane kriminale që jo vetëm shesin barna që nuk u dihet origjina, që mund të prodhohen edhe në ndonjë depo e magazinë, të vetmit që janë përballur me këtë janë qytetarët.
Ata janë përballur mes jetës dhe parave, janë detyruar të shkojnë në farmaci e klinika private.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: