TIRANE- Në nëntor do bënte 19 vjeçe, por ëndrrat e saj u prenë në mes nga një njeri që mendonte se e donte. Xhuljeta Çuni u ekzekutua dje me dy plumba na ish-i dashuri i saj Xhafer Mata, pasi kishte refuzuar që të vijonte lidhjen me të. Por Xhuljeta mund të ishte gjallë. Gazetari Spartak Koka ka zbuluar në emisionin ‘Kjo javë’ në ‘News24’ të moderatores Nisida Tufa, fakte tronditëse të përmasave të një skandali.

Koka deklaroi se një muaj më parë vajza kishte denoncuar në komisariatin nr.3 Xhafer Matën për përndjekje, shkruan ‘BalkanWeb’. Ndërkohë që 31-vjeçari nuk ishte mbajtur për 10 orë i shoqëruar në polici, siç ndodh në raste të tilla. Ngjarja në fjalë, që mori përmasat e tragjedisë, të kujton raste të tjera që kanë tronditur opinionin publik shqiptar. Koka pohon se nëse Mata do të ishte arrestuar, tragjedia mund të ishte shmangur.

spartak koka letra

Po ashtu gazetari tha se më datën 21 maj të këtij viti, dy javë pas kallëzimit të Xhuljeta Çunit, Xhafer Mata i është drejtuar komisariatit nr.3, ku pretendonte se: “Me anë të mashtrimit ish/bashkëshortja e tij Xhuljeta Çuni (Ish-e dashura) i ka marrë një sasi lekësh (paund)”, përcjell ‘BalkanWeb’.
spartak koka 1


INTERVISTA
Referuar dinamikës së ngjarjes, se ka ndodhur krimi?

Ju shpreh ngushëllime familjarëve të të dy viktimave. Është një ngjarje e rëndë, pasi ka shkaktuar dhimbje. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme rreth orës 8:25 minuta, ku shtetasi Xhafer Mata i ka dalë para Xhuljeta Çunit. Si fillim ata dyshohet se kanë debatuar me njëri-tjetrin dhe më pas Xhafer Mata ta ketë ekzekutuar me pistoletë të renë. Më pas Xhafer Mata, në kushte të rënduara psikologjike, veshur me një bluzë të kuqe ka lëvizur nga ai pozicion dhe është spostuar 5 metra. Ka ulur si fillim pistoletën dhe më pas e ka marrë prapë. Më pas është spostuar nga ana tjetër e rrugës. Qytetarët i kanë thënë të dorëzohet dhe një punonjëse policie është lajmëruar. Por Xhafer Mata ka qëlluar veten e tij me një plumb. Ngjarja është përsëritje në të gjithë kronologjinë e saj me atë të 21 janarit të 2018, ku para disa muajsh tek fakulteti i Mjekësisë u ekzekutua 21-vjeçarja Ariela Murati nga Aldison Beluli. Xhafer Mata ndërroi jetë disa minuta më vonë.

Ka pasur një debat mes tyre?
Sipas të dhënave paraprake, se kjo është ajo çka kanë deklaruar dëshmitarët, ajo është një rrugë që frekuentohet nga qytetarët. Të dy personat jetojnë në këtë zonë. Mata ka banesën e prindërve në rrugën ‘Jordan Misja’ aty ky kishte edhe një servis, ndërsa Xhuljeta Çuni jetonte në pallatet e arabit.

Ata kishin pasur një lidhje intime sëbashku dhe ishin ndarë?
Sipas të dhënave ata janë ndarë prej pak kohësh. Nga të dhënat që kemi arritur të sigurojmë, Xhuljeta Çuni ishte gjimnaziste në gjimnazin “Qemal Stafa”, ndërsa Xhaferri kishte mbaruar shkollën e larte dhe punonte në një servis të vetin. Xhafer Mata është divorcuar nga bashkëshortja e tij në dhjetor të 2017-ës, martesë nga e cila kishte një djalë që e mban familja e tij. Ai kishte krijuar një lidhje intime me Xhuljetën.

Ishte lidhje para se Xhaferi të divorcohej?
Kjo duhet provuar. Familjarët e Xhafer Matës pohojnë se kanë qenë të lidhur para se të ndahej ai. Familja Mata është familje e cila ka zbritur pas demokracisë nga Kukësi, në Tiranë. Ndërkohë familja e Xhuljetës është me origjinë nga Burreli.

Si njiheshin të ata dy?
Familja Mata është e njohur në rrugën ‘Jordan Misja’. Nuk është se ka pasur raportime këto kohët e fundit për ngjarjen. Më rezulton se në 2012, në 23 shtator, ne kishim raportuar për një përplasje të ashpër të dhunshme, mes familjes së Xhafer Matës me dy punonjës të policisë së komisariat nr.3. Në atë kohë kemi filmuar dhe një automjet të policisë që ishte prishur. Ndërkohë kryefamiljari i familjes Mata pretendonte se bashkëshortja e tij dhe djali i tij ishin dhunuar nga policia në kohën kur vëllai i Xhafer Matës, i kishte ikur punonjësve të policisë me një motor pa letra dhe ishte futur në oborrin e banesës. Ata ishin zënë me lopata, dhe sende të forta. Për këtë pati kallëzime të ndërsjellët. Xhafer Mata në atë kohë u la i lirë për mungesë provash për dhunë ndaj policisë. Ndërsa i ati e ka ndjekur çështjen deri në Gjykatën e Apelit me pretendimin se ndaj tij ishte ushtruar dhunë nga policia. Është familje me evidencë policore. Si Xhaferi dhe familja e tij. Xhafer Mata ka pasur vet dy denoncime në polici. Një në vitin 2008 për tentativë grabitje nga ana e 5 personave, një në 2011 që është kanosur nga një person me inicialet F.Sh. Është shoqëruar për një aksident rrugor në 2009-ën. Ndërsa ka pasur dhe një raport shoqërimi për vjedhje të energjisë elektrike në 2017. Nuk figuronte që të kishte denoncime për ushtrim dhune ose kallëzime ndaj tij nga ana e Xhuljeta Çunit apo ndonjë personi tjetër. Çka e bën këtë panoramë sikur kjo ngjarje ndodhi beftas dhe nuk ishte e paralajmëruar. Por ne kemi investiguar dhe i kemi shkuar përtej kësaj historie. Megjithëse kemi kërkuar një konfirmim zyrat nga policia në rast se Xhuljeta Çuni kishte bërë kallëzim ndaj Xhafer Matës. Policia ka mohuar ose ska dhënën informacion të saktë duke devijuar tematikën, pse duke mos u përgjigjur për pyetjen që i bëhet. A kishte apo jo kallëzim nga Xhuljeta, apo kallëzim të ndërsjellët nga Xhaferri. Në një hulumtim që kam bërë, të paktën për këto 24 orë, rezulton e provuar se shtetasja Xhuljeta Çuni është paraqitur në komisariatin nr. 3 në datë 7 maj të vitit 2018.

Pra fiks një muaj më parë….
Po një muaj më parë. Është paraqitur dhe për këtë version e sfidoj edhe policinë e Tiranës. Policia të publikoj pamjet e kamerave të sigurisë ku Xhuljeta Çuni futet në komisariatin nr.3 të Tiranës në lot, e tronditur, dhe del po ashtu e tronditur.

Që do të thotë se ka pasur kërcënime nga ana e Xhafer Matës….
Ne morëm një indicje dhe i shkuam përtej. Pyetëm edhe në prokurori dhe na rezulton se në datën 7/ 5/2018 është marrë një kallëzim penal..
“Në datën 7/5/2018 u referuan materialet në prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së parë në Tiranë për shtetasin Xhafer Tahip Mata, i datëlindjes 1/5/1987, banues në Tiranë, me arsim të lartë, pasi në mënyrë të përsëritur, në kohë dhe vende të ndryshme ka përndjekur ish-të dashurën Xhuilejta Suljeman Çuni, e datëlindjes 24/11/1999, banuese në Tiranë, me arsim 12 klasë. Neni 121/A, i Kodit penal”.

Kemi edhe numrin unik që provon se ka pasur kallëzim. Përtej pretendimit, ka edhe mungesë transparence. Janë ngjarje shumë sensitive dhe policia duhet të kishte minimumin e komunikimit dhe të dilte e të sqaronte dinamikën. Nuk e bëri dhe refuzoi që të jepte prapë shpjegime kur u morën indicie nga gazetarët për pjesën e kallëzimit. Disa punonjës policie i qëndronin versionit se vajza ishte paraqitur por nuk donte që të bënte kallëzim. Por ky dokument që unë ju paraqes tregon se ajo ka bërë denoncimin, por kush është problemi? Problemi është se ky rast ka nevojë për analizë dhe disa përgjigje të shpejta që duhet të japë Komisariati nr.3 dhe drejtoria e Policisë së Tiranës. Përse Xhafer Mata u procedua në gjendje të lirë për përndjekjen e ish-të dashurës së tij?! Përse Xhafer Mata nuk u mbajt 10 orë i shoqëruar për të sqaruar pozicionin e tij para punonjësve të tij për përndjekjen apo kërcënimet e pretenduar në mënyrë të vazhdueshme nga ish-e dashura e tij. Përse nuk u trajtua Xhuljeta Cuni me një psikolog? Dhe përse nuk u shkua në një zgjidhje fondamentale të kësaj çështje? Këtu duhet të ishin marrë familjarët e Xhafer Matës dhe ata të familjes Çuni. Të kishin ndoshta dhe një urdhër-ndalimi. Kontrollova dhe raste të ngjashme të komisariateve të tjera. Justifikimi mund të jetë; “Për shkak të rrethanave të caktuara nuk mund të procedonim me arrest”. Por në rastet të tjera të ngjashme, dhe kur ishte e provuar se ishte përndjekur, policia ka proceduar me ‘arrest në flagrancë’. Komisariati nr.3 duhet të japë një përgjigje se perse nuk u trajtua siç duhej ky rast.

Nga informacionet që disponon, si është reaguar ndaj këtij informacioni?
Është thirrur pak minuta më vonë Xhafer Mata. Është marrë në pyetje në një kohë shumë të shkurtër as 20-30 minuta dhe është lënë i lirë. Historia vijon më tej. Kemi një tjetër zhvillim. Më datën 21 maj të këtij viti, dy javë pas kallëzimit të Xhuljeta Çunit, Xhafer Mata i është drejtuar komisariatit nr.3, ku pretendon se: Me anë të mashtrimit ish/bashkëshortja e tij Xhuljeta Çuni i ka marrë një sasi lekësh (paund). Këtu jemi në një informacion tjetër. Për të zbehur siç duket kallëzimin e vajzës është bërë një kallëzim i dytë. Këtu nuk i hyjmë dot një analize të mirë se çfarë ka ndodhur mes këtyre dy personave. Policia duhet ta sqaronte mirë. Duhet të kishim një reagim të shpejt. Një muaj pas kallëzimit të Xhuljetës kemi ngjarjen e rëndë. Ça ndodh tani? Mungon i gjithë sistemi i referimit dhe mekanizmi t të referimit për të arritur për të parandaluar këtë ngjarje. Nëse do kishim një reagim efiçentë të policisë sigurisht do kishim të parandaluar këtë ngjarje të paktën për këtë moment dhe do ishte vlerësuar risku për kërcënimet dhe përndjekjes që i ishte bërë 18-vjeçares. Në rastin e 21 janarit ku mbeti e vrarë Ariela Murati ne thamë ajo nuk e kishte bërë kallëzimin, ndaj edhe policia reagoi dhe tha se nuk i ishte kërkuar ndihmë se do i ishte dhënë mbrojtjeje. Ndaj u bë edhe thirrje që të denoncohej në polici. Në këto kushte nga ana e institucioneve ligj zbatuese iu kushtua një rëndësi të veçantë këtyre rasteve, pra denoncimeve të rasteve të tilla, policia duhet të ishte më e kujdesshme ndaj këtyre ngjarjeve. Ajo që është më e rëndë është fakti se kur ndodh në Tiranë, tek komisariati nr.3, një nga komisariatet më të rëndësishme të kryeqytetit, çfarë presim ne të ndodh në qytete apo zona periferike ku mentaliteti është më i theksuar për të shmangur kallëzime të tilla. Nuk dua personalisht, se s’jam në tagrin e asnjë institucioni të caktuar, por flas si gazetar që të ketë një analizë të mirëfilltë për këtë rast, por të gjendet edhe mekanizmi i duhur për raste të tilla të ngjashme. Ky nuk është krim në familje. Në rastin e krimeve të pasionit pjesa ligjore është pak evazive, ‘përndjekje’ ose ‘kanosje’ dhe nuk trajtohen siç duhet. Ndryshe nga rasti i Arielës, këtu kemi denoncim të mirëfilltë. Kemi një mungesë transparence të policisë dhe komisariati nr.3.

Në momentin që vajza i është drejtuar komisariatin nr.3 i bie që nuk është marrë seriozisht nga oficerë, nga uniformat blu?
Në këtë rast është marrë një kallëzim, por nuk është trajtuar seriozisht. Fakti që kemi arritur të dokumentonin përmes burim policore dhe prokurorisë se kemi një kallëzim, pavarësisht se policia nuk do të tregojnë të vërtetën, tregon se ka diçka të shkruar. Dhe kur është e shkruar do të dalë diku. A u morën masa të nevojshme? A u bë aq sa duhej në bazë të procedurës rrezikshmëri e përndjekjes nga ana e 31-vjeçarit?! Do thoni ju se nëse rast se ai do dilte pas disa kohësh, kësaj gjëje nuk mund t’i përgjigjemi. Ndoshta ai do kishte reflektuar dhe nuk do kishte kryer këtë akt makabër dhe aktin vetflijues. Ajo që duhet ta themi është se raste të tilla duhet të trajtohen me seriozitet. Me këtë kallëzim, kjo është një ngjarje e paralajmëruar. Rastet kur nuk denoncohen si parandalojmë dot, por në ato raste kur vajzat e dëmtuara i drejtohen policisë, të paktën të kemi mekanizëm referimi dhe një mundësi mbrojtje. Një lidhje dashurie përfundon, por nuk duhet të përfundojë në këto ngjarje tragjike që lënë pasoja të mëdha për personat dhe familjarët.

Ky është një informacion i rëndë. Por referuar shifrave apo trendit të rritjeve të krimit të pasionit situata duket se është skandaloze. Jo vetëm të krimit të pasionit por edhe të krimit në familje. Mbrëmjen e djeshme në Durrës bashkëshorti vrau gruan…
Mbrëmjen e djeshme Çlirim Shaholli ekzekutoi bashkëshorten e tij, pas një konflikti në familje. Konflikt i cili sipas të dhënave, ishte për motive banale dhe për arsye të kushteve të varfërisë. Vetëm Adriana punonte dhe bashkëshorti nuk punonte. Sipas raportimeve të familjarëve të Adriana Shahollit, ato shprehen se ajo është paraqitur disa herë për të denoncuar dhunën e bashkëshortit në polici, por sipas tyre, bashkëshortin e saj e arrestonin për disa orë dhe pastaj e linin të lirë. S’kanë pasur një mekanizëm të qartë se si duhej zgjidhur situatën. Kemi edhe rastin e Dibrës, ku djali i kthyer nga emigrimi vret nënën dhe babain. Sot jemi me një drejtor të ri policisë, me një kupolë të re të policisë. Kemi një mungesë transparencë për ngjarje të tilla. Nuk po flasim për hetimin e grupeve kriminale, por për ngjarje dite që prekin shumë e më shumë jetën e qytetarëve. Rastet e denoncimeve në Tiranë janë të shumta. Në datën 22 maj një qytetar ishte paraqitur për të kallëzuar një person që e përndiqte. Dhe ai ishte arrestuar. Pse në rastin e Xhuljetës nuk është vepruar kështu? Ose pse nuk u zgjidh një tjetër mënyrë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb