FUSHE KRUJE

Një situatë e turpshme dhe e papranueshme ka ndodhur në qytetin e Fushë-Krujës dhe viktimë e këtij akti skandaloz ka qenë Skënderbeu dhe lojtarët e tij.

Kampionët e Shqipërisë udhëtonin në Fushë-Krujë për të zhvilluar takimin e radhës të vlefshëm për javën e 20-të të Kategortisë Superiore kundër Kastriotit, që siç dihet, ndeshjet si pritës nuk i zhvillon në stadiumin e tij në Krujë, por në fushën sportive “Redi Maloku” të Fushë-Krujës.

Sipas denoncimit që ka bërë klubi korçar, rreth 25 persona, të cilët kanë qenë të pranishëm në mënyrë të paautorizuar brenda stadiumit, kanë goditur dhe dhnuar 3 nga lojtarët e skuadrës së Skënderbeut, Oto Xhon, Kristi Vangjeli dhe Idriz Toskiç.

Por ajo që e bën edhe më të rëndë këtë situatë skandaloze, është fakti se në momentin e incidentit, në stadium nuk ka qenë asnjë forcë policie për të garantuar mbarëvajtjen e ndeshjes.

Reagimi i ekipit të Skenderbeut:

Skandal përpara fillimit të takimit të javës së 20-të, Kastrioti – Skënderbeu. Reth 25 persona të paautorizuar brënda stadiumit ‘Redi Maloku’ kanë goditur dhe dhunuar lojtarët bardhekuq , Oto John, Kristi Vangjeli dhe Idriz Toskiç

Asnjë forcë policie e pranishme në stadium për të ruajtur rendin dhe mbarëvajtjen e ndeshjes.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb