TIRANË

Kryeministri Edi Rama në takim me gazetarët, një ditë pas protestës tha se opozita nuk ka për t’ia dalë në rrugën që ka nisur, pasi sipas tij, qeveria është produkt  legjitim i qytetarëve. Ai theksoi se ata nuk kanë asnjë shans që të rrëzojnë qeverinë.

“Askush nga ata që të verbuar kronikë, tërheqin pas tyre kanë  njëmijë e një të drejta që mos ta duan këtë qeveri nuk shkon në shtëpi me pyetjen e esenciale të familjes së vet se si do të bëhet jeta  më e mirë ekonomike nesër. Mbrëmë nuk u goditën ata që i sollën njerëzit aty dhe i pajisen me bomba molotov, apo që paguan miliona lekë  për fishekzjarre. Ata se kanë problem se shkojnë me pushime jashtë shteti, u goditën ata që shkojnë çdo mëngjes për të hapur dyqanet dhe fermat e tyre.

I them këto jo se nuk dihen, por për të thënë se nuk ka shans teorik, jo e jo praktik, të marrësh dhe të rrëzosh një qeveri legjitime e dalë nga zgjedhjet kur ti ke qenë pjesë e qeverisë, kur ti ke qenë me këto forma. Nuk ka ndodhur askund dhe nuk ka për të ndodhur këtu. Synimin është gjetkë dhe ai është që të vendoset vendi në kushte pamundësie dhe të shkatërrohet themeli i rendit kushtetues, që do të thotë procesi zgjedhor dhe për të konfirmuar se o ne në pushtet ose këtu vetëm qamet. Nuk do t’ia dalin, iu siguroj. Çdo protestë janë gjithmonë e më pak”, tha ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb