Reperi, Kanye West, është paditur nga një grup i ish-punonjësve të tij, të cilët pretendojnë se ai i ka quajtur “skllevër të rinj”.

Ky grup po e akuzon Westin dhe ish-shefin e stafit, Milo Yiannopouls, për “ambient racist” duke i detyruar të punonin në orar jashtëzakonisht të gjatë.

Ky grup punonjësish ishin punësuar të punonin në aplikacionin e West, i cili do të lansonte shërbime transmetimi, të cilin ai dëshironte ta përdorte për promovimin e dy albumeve të tij “Vultures” dhe “Vultures 2”.

Këtyre punonjësve, West, u kishte premtuar paga prej 120 mijë dollarësh nëse do ta kompletonin aplikacionin.

Sidoqoftë, ata pretendojnë se West më vonë i kishte detyruar të nënshkruajnë një lloj marrëveshjeje, kushtet e të cilës nuk janë bërë publike, nën kërcënimin se do ta humbasin punën dhe nuk do të paguheshin.

Ndërkohë, disa prej punonjësve, të cilët ishin minoren, këngëtari i ka detyruar të nënshkruajnë kontratën si “vullnetarë”.

Punonjësit, të cilët punonin online, kur pyetën për pagën e tyre nuk morën përgjigje nga West, e as nga Yiannopouls, gjë që i detyroi t’i padisnin.

Ata po kërkojnë pagën e plotë dhe kompensimin e orëve jashtë orarit. Punonjësit gjithashtu po kërkojnë dëmshpërblim për dëmin emocional.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: