Sonte në emisionin “Dritare me Rudinën” në “News 24” u fol edhe për incidentin ndaj ambasadorit të OSBE-së Berndt Borchardt. Avokati i njohur Spartak Ngjela tha se në lidhje me këtë incident, zëvendës minisitri Julian Hodaj nuk duhet që të dalë e të thotë opinione për rastin, por të paraqesë fakte.

“Ti duhet të jesh shumë i matur se ata mund të shpërthejnë nga momenti në moment. Nuk mendoj se ka qenë kaq e rëndë sa e bëjnë këta. Zëvendës ministri foli pa fakte. Siç po ndodh këtu, e gjitha është në dëm të ambasadorit Borchardt. Zëvendësminsitri nuk duhet që të vijë këtu dhe të na tregojë opinione, por të tregojë fakte. Incidenti me Borcrcahrdt, jo aq problem serioz”, tha Ngjela.

Pas kësaj, ka reaguar Hodaj. Zëvendësministri tha se ka më shumë eksperiencë se Ngjela. “Ngadalë me atë që thua, se të jetë për atë punë, kam bërë më shumë gjyqe se ty”, tha Julian Hodaj.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: