Nëse i keni mbaruar pushimet e verës dhe për këtë fundjavë nuk keni ide se çfarë të bëni, merrni familjen, miqtë apo të afërmit dhe shkoni në Pezë.

Këtë sugjerim e bën kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili fton qytetarët të kalojnë fundjavën në këtë oaz të gjelbërimit dhe freskisë. “Çfarë plani ke këtë fundjavë? ? Merr familjen dhe miqtë e shkoni në Pezë, në këtë oaz fantastik të natyrës së fshatrave të Tiranës”, shkruan Veliaj, teksa poston edhe një video me pamjet e bukurive të zonës.

Peza është vetëm pak kilometra nga kryeqyteti, por ju mund t’i dhuroni vetes dhe familjes suaj një fundjavë të freskët dhe ndryshe. Lëndinat, kodrat dhe qetësia që të mungojnë gjatë pushimeve në bregdet, mund t’i shijosh shumë pranë Tiranës.

Pikat kryesore që mund të vizitoni në Pezë janë, Kalaja e Dorzit, Parku i Pezës, ku mund të shijoni pamjen e këtij oazi fantastik të natyrës së fshatrave të Tiranës, vendi ku është mbajtur Konferenca e Pezës, Teqeja e fshatit, Liqeni i Fjollës, që pak kush e di që ndodhet në fshatin Pezë e Madhe, e shumë e shumë vende të tjera.

Edhe moti i freskët i dy ditëve të fundit na favorizon që të shijojmë natyrën fantastike të Pezës këtë fundjavë, por pse jo, edhe të njihemi edhe me historikun e këtij fshati.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: