Një skedinë e çmendur, që mund ta cilësojmë me plot kuptimin e fjalës, po qarkullon orët e fundit në portalet italiane. Një tifoz, në ndeshjet e ditës së diel, kishte parashikuar plot 4 golashënues, dhe në fund fitoi plot 510 euro.

Tifozi kishte parashikuar dygolësh të Ronaldos, në ndeshjen e Juves ndaj Sasuolos, një gol të Higuainit ndaj Kaljarit, si dhe golat e Meite te ekipi i Torinos, ndaj Udinezes, dhe golin e Piatek të Xhenoas, ndaj Bolonjas, shkruan Panorama Sport.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb