Bota moderne u ka mundësuar mashtruesve financiarë që të bëhen më të sofistikuar, duke u kthyer në sfidë mbrojtja nga mashtrimet me kreditë. Me popullaritetin e huadhënies online mashtruesit janë bërë kreativ për të arritur dhe aksesuar informacionin krijuar strukturën, por edhe evidentuar target grupin.
Qindra persona enden dyerve të institucioneve të drejtësisë pasi bien pre e skemave mashtruese të zhvatjes së parave.
Emisioni “Vetting” në News24 sjell mbrëmjen e sotme disa nga skemat e përdorura së fundmi si me proceset e testamenteve e deri tek kreditë online dhe skemës PONZI.
Qytetarë të mashtruar, që kanë humbur paratë, por që kanë humbur edhe afatet janë pasojat që po lënë pas këto grupe të strukturuara.
Gazetarët e “Vetting” kanë investiguar për të paktën një vit një nga veprimtaritë financiare të vetë quajtur “Banka Boa”.
Pronarët e kësaj faqe online shkruajnë komente në profilet e politikanëve, personazheve publike për të patur shtrirje sa më të gjerë tek njerëzit e thjeshtë.
“Shpesh herë shfrytëzohet padija e njerëzve për të marrë kredi dhe për tu joshur nga interesat që iu thuhen në telefon apo përmes medias online. Janë njerëz që e kanë provuar dhe nuk kanë arritur të marrin kredi në bankë, në këtë rast iu drejtohen këtyre institucioneve apo këtyre subjekteve që mund ti mashtrojnë online dhe bien viktima.
Këshilla e parë që unë u jap njerëzve është që asnjëherë të mos mendojnë se duhet të japësh disa para për të marrë një shumë të caktuar borxh, absolutisht, që në atë moment që ty të kërkohet të japësh para për të marrë një kredi këtu kemi të bëjmë me një skemë mashtrimi”, u shpreh Artur Ribaj, ish-drejtor i një banket të nivelit të dytë.
Në këto komente reklamohen shifra marramendëse me qëllim që qytetarët të joshen për të marr kredi lehtë dhe shpejt, madje sasi deri në 10 milionë euro. Për të qenë të besueshëm në veprimtarin e tyre, ata pretendonin se ishin të licencuar. Ndërsa joshnin klientët duke ju afruar atyre kredi.