TIRANE

Pas arrestimeve masive në Tiranë të disa personave të përfshirë në një skemë mashtrimi me Tvsh-në për shmangien e detyrimeve tatimore, ‘BalkanWeb’ ka arritur të sigurojë emrat e tyre, mes tyre shumë biznesmenë.


Burime zyrtare nga policia bënë me dije për gazetaren Dorjana Bezat se bëhet fjalë për shtetasit; Besnik Pelivani, Astrit Lala, Haxhi Sala, Ilia Dimo, Ardian Bejko, Mhill Ndreca, Rrapo Prodani dhe Shpresa Joanidhi. Po ashtu në pranga ranë Fatmir Firi, Paqsor Buzi, Vangjush Mbirce, Rabi Kurti, Riza Roshi, Rrapo Baduni dhe Albert Ahmeti. 15 biznesmenët, që merreshin me rikonstukrimin dhe ndërtimin e rrugë, u arrestuan me urdhër të prokurorisë, në kuadër të hetimeve disa mujore nga Sektori i Krimit Ekonomik në Policisë e Shtetit


Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se biznesmenët dyshohet se përdornin faturat tatimore fiktive, duke i shkaktuar shtetit miliona euro dëme, pasi rimbursoheshin për vlera që nuk ishin reale.


Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme policia ndërmori një aksion, ku shoqëroi rreth 20 persona, ndërsa më pas disa u lanë të lirë.
(ed.me/BalkanWeb)