TIRANË

Emisioni “Dritare me Rudinën” në News 24 ka diskutuar sot për sektorin e bujqësisë dhe për ushqimin. Në një panel me ministrin e Bujqësisë Bledi Çuçi, analistët dhe fermerët folën me argumente për skemat e aplikuara nga qeveria mbi këtë sektor.

Analisti Shpëtim Nazarko tha se qeveria shqiptare duhet të kthejë kokën nga bujqësia, pasi ky sektor shtoi ai, kontribuon 20 % në Prodhimin e Brendshëm Bruto. Ministri i Bujqësisë u ndal tek subvencionimi i qumështit, ndërsa tha se fermerët tashmë  do të marrin një kompensim me 10 lekë nga qeveria edhe pse qumështin do ta shesin më çmim më të lirë.

Pjesë nga biseda:

Nazarko: Ne jemi të detyruar të importojmë, sepse pjesa më e madhe e rinisë ka ikur jashtë dhe nuk ka kush ta punojë tokën.  Ministria e Financave dhe kryeministri duhet t’i thërrasë mendjes për sektorin e bujqësisë, sepse përbën 20 % të PBB.

Çuçi: Kjo masë nga 20 që ishte e çuam në 6 për qind. Qumështi si pjesë e sektorit nuk përfiton shumë nga heqja e imputeve bujqësore dhe ka një problem që i krijohet vetëm qumështit. Duke qenë se fermeri nuk përfiton nga skema tjetër e alternativës, ne kemi menduar kompensim jo me 5 lekë, por me 10 lekë. Do ta shesë qumështin më lirë, por do të kompensohet nga shteti. Fermeri do të jetë përfituesi i drejtpërdrejtë.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: