TEPELENE

Autori i grabitjes së bankës së nivelit të dytë në Tepelenë duket se ka menduar gjithçka në perfeksion para se të vërë në zbatim planin e tij. “BalkanWeb” dhe “News 24” raportoi pak më parë se ai ka mundur të evitojë patrullën e policisë që ishte në qarkullim, e fill pas këtij veprimi ka hyrë në bankë me armë në dorë.

Por pak orë pas grabitjes së bankës, policia në bashkëpunim me Forcat Speciale ka bërë të mundur identifikimin e autorit, por nuk jepen detaje për arsye hetimore. Lajmi është konfirmuar nga Policia e Shtetit.

Pa folur fare, i është drejtuar me shpejtësi arkës, siç raporton për “BalkanWeb” gazetarja Brikena Metaj dhe ka bërë shenjë që të marrë paratë.

Mësohet gjithashtu se arma nuk është përdorur, por një plumb ka mbetur brenda në bankë (mendohet t’i ketë rënë autorit, por ky detaj nuk është sqaruar ende nga policia).

Referuar raportimit të gazetares Metaj, autori dyshohet të ketë marrë xhiron ditore nga arka e bankës, ndërsa policia e Tepelenës thotë se ka mundur të marrë vetëm paratë që ndodheshin mbi banak. Shuma e grabitur nuk është përcaktuar ende.

Dyshohet se pasi ka grabitur paratë ai është larguar në drejtim të fshatit Salari, ku tashmë policia ka ngritur postblloqe. (foto ilustruese)

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb