Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj i bëri apel fermerëve të aplikojnë në Skemën Kombëtare të Investimeve në Bujqësi 2024, kur kanë mbetur vetëm 3 ditë nga mbyllja e afatit për të aplikuar.
Në një postim në rrjete sociale, Denaj tha se, Skema Kombëtare e Investimeve ofron mundësinë për mbështetje financiare për: Serrat e reja diellore; Rrjetat antibreshër; Mekanizimin e bujqësisë; Ndërtimin e stallave dhe ambienteve për shpendë; Kosha dhe rrjeta për Akuakulturën detare.
“Vetëm 3 ditë për të aplikuar në Skemën Kombëtare të Investimeve në Bujqësi 2024!
Skema Kombëtare e Investimeve ofron mundësinë për mbështetje financiare për:
– Serrat e reja diellore
– Rrjetat antibreshër
– Mekanizimin e bujqësisë
– Ndërtimin e stallave dhe ambienteve për shpendë
– Kosha dhe rrjeta për Akuakulturën detare
Aplikimet janë të hapura deri më 8 nëntor”, shkruan ajo.
Për t’u bërë pjesë e grupit "
Balkanweb" mjafton të klikoni:
Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb