TIRANE- Ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri ka reaguar lidhur me skemën e mashtrimit të Gulf. Në një deklaratë për mediat, Gjiknuri tha se Ministria nuk ka ndonjë rol rregullator në tregtinë e karburanteve, ndërsa shtoi se nuk është hera e parë kur një kompani falimendon.

“Ministria ka vetëm kontrollin teknik të cilësisë dhe produkteve. Nuk është rasti i parë që ka kompani që falimentojnë, mashtrojnë dhe histori të tilla si këto. Nga kjo pikëpamje janë organet tatimore ato që po e ndjekin këtë proces. Janë organet tatimore me ecurinë e këtij procesi dhe shpresojmë që shumë shpejt përgjegjësit të dalin përpara drejtësisë”, tha Gjiknuri.

Autoritetet kanë nisur hetimet lidhur me skemën e mashtrimit. Dëmi në total është rreth 5 milionë euro, i ndarë mes borxhit ndaj privatëve dhe shtetit. Gulf operonte në disa pika në mbarë vendin përmes ambienteve me qira.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: