Java Zvicerane e Kulturësa ka mbështetur 9 nisma kulturore shqiptare në muzikë, film, teatër, performancë e deri te shëndeti mendor. Duke synuar të mbështesë skenën pavarur, kjo javë kulturore nxit refletimin dhe zhvillimin
Nën tingujt e muzikës së Mardit Lleshit, është çelur në Tiranë Zvicerane e Kulturës që në 9 ditë sjell shfaqje, performance, koncerte, ekspozita dhe diskutimet mbi Tiranën dje dhe sot, mbi kujtesën e qytetit dhe të shkuarën komuniste të vendit.
Ambasadorja Ruth Huber, shpjegoi pse Java zvicerane është në fakt një sërë aktivitetesh nga skena kulturore shqiptare.
“Ne nuk promovojmë kulturën e Zvicrës. Menduam që të jenë artistët dhe organizatat shqiptare të kulturës që shfaqin talentin dhe prodhimet e tyre, me një të përbashkët: financimin nga Fondi zviceran për kulturën. Motoja është dialogu përmes kulturës, sepse krijimtaria artistike inkurajon reflektimin e progresin pasi kultura kontribuon te zhvillimi, demokracia e paqja”.
Duke synuar forcimin e skenës së pavarur kulturore si faktor, për rolin që luan në kohezionin social dhe lirinë e shprehjes dhe ndërtimin e besimit, Kleidi Eski, nga Fondi Kulturor Zviceran, sqaroi konceptin e javës së kulturës dhe synimin e saj si ndërtuese urash.
“E shohim më shumë se një skenë grantesh, e shohim si organ jetik të skenës së pavarur kulturore shqiptare. Besojmë, imagjinojmë, shpresojmë dhe bëjmë ndryshimin. Nisim me koncertin e harqeve “Muzikë për njerëz të thyer”, “Mbi peizazhe uji” me danc bashkëkohor, “Bota e mendjes” performancë e artistëve të rinj duke krijuar hapësirë për një nga bisedat e para domethënëse të shëndetit mendor në komunistetin artistik”, tha Eski.
Programi përfshin një bisedë e e libër për pazarin e vjetër dhe një qasje interesante të Ermela Telit mbi propagandën e komunizmin.