Largimi i papritur i Orges Shehit vjen pas një ofertë që presidenti Ardian Takaj i ka bërë ish trajnerit Ilir Daja, fakt ky i cili nuk është pritur aspak mirë nga një ikonë e këtij klubi, një personazh që ka fituar gjithçka me Skënderbeu si lojtar por arriti ti dhuroj dhe si trajner një vend në Europa League sezonin e ardhshëm.


Ilir Daja 1
Ilir Daja 1

Duke u nisur nga detaj i fundit, BalkanWeb mëson se presidenti Takaj i ka ofruar Ilir Dajës sërish bankinën e Skënderbeut duke qenë i bindur se ekipi korçar sezonin e ardhshëm do të luaj sërish në Europë. Trajneri Daja dhe presidenti Takaj kanë gjetur dakortsinë në këtë pikë, tani pritet vetëm që Gjykata e Arbitrazhit Sportiv të jap përgjigjen përfundimtare. KAS duhet të shprehet brenda 21 qershorit, afati i fundit për të marrë një vendim.


Takaj
Takaj

Në pritje të KAS, presidenti Takaj me stafin drejtues kanë nisur punën për të projektuar sezonin e ardhshëm dhe mbi të gjitha aventurën e tyre në europë. Gjithçka nis nga bankina me Ilir Dajën në stol ndërsa kanë blinduar edhe disa nga lojtarët titullarë si Radas dhe Gjegji Muzaka.
(BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: