Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka dërguar një mesazh presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, lidhur me “krizën humanitare” në veri.

Në këtë mesazh të postuar në llogarinë e tij në Twitter, Haradinaj ka kërkuar nga Vuçiqi të mos tentojë që ta realizojë skenarin e tij mashtrues për destabilizimin e veriut të Kosovës.

“I dashur Aleksander Vuçiç, ju udhëzoj që të mos e zbatoni skenarin tuaj të njohur mashtrues për të destabilizuar veriun e Kosovës. Kriza e rreme ‘humanitare’, nuk do të shërbejë kurrë si mburojë për qëllime tuaja të destabilizimit dhe ju do të jeni përgjegjës”, ka shkruar në Twitter Haradinaj.

Po ashtu Haradinaj në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se ka informuar ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe shefen e zyrës së BE-së në Prishtinë, për angazhimin e Qeverisë për sundim të ligjit dhe rendit në veri.

Haradinaj në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se Kosova do të mbështesë dhe mbrojë qytetarët e saj në veri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb