Toga e Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut të Kontingjentit të IV “FLF BGR” në Bullgari përmbylli me sukses muajin e katërt të misionit në stërvitjen “FLASH”.
Ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu ka publikuar pamje nga stërvitja, teksa thotë se efektivët e FA-ve treguan profesionalizëm dhe përgatitje të lartë.
“Gjatë dislokimit në Camp Novo Selo, treguan aftësi të shkëlqyera në skenarë luftimi. Në bashkëpunim me forcat aleate të NATO-s, efektivët tanë shfaqën profesionalizëm dhe përgatitje të lartë, duke dëshmuar angazhimin e Shqipërisë për forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon”, shkruan Vëngu.