SHKODËR

Denoncimet e Partisë Demokratike sollën ndryshime të forta në bashkinë e Shkodrës. Kandidati i Partisë Socialiste, Valdrin Pjetri, i cili u shpall fitues në zgjedhjet e 30 qershorit nuk do të ketë fatin të ulet në krye të bashkisë. Ky ndryshim i papritur erdhi pas publikimeve të dokumenteve nga ana e Partisë Demokratike, që sipas saj kandidati i PS-së është subjekt i dekriminalizimit dhe rezulton i dënuar për trafik droge në Firence të Italisë.

Por çfarë do të ndodhë sot në bashkinë e Shkodrës. Prefekti i qarkut të Shkodrës ka njoftuar se sot do të konstituohet Këshilli bashkiak dhe anëtarët e tij do të marrin mandatin e fituar në zgjedhjet e 30 qershorit.

Burimet i thanë “BalkanWeb” se Këshilli Bashkiak nuk mund të zgjedhë një kryetar të ri, pasi nuk ka fuqi ligjore të konstatojë  përfundimin e mandatit të kryetares aktuale nga radhët e PD, Voltana Ademin.

Por lëvizjet e PS-së nuk do të kalojnë në qetësi. Partia Demokratike ka planifikuar të mbajë sot një protestë,  e cila synon në vetëvete të “bllokojë” marrjen e bashkisë nga socialistët.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: