Një skenar i bujshëm në merkato po përgatitet në aksin Mynih-Torino-Madrid, ndërsa protagonistë janë Hames Rodrigez dhe Marko Asensio.

Për të qënë më të qartë. Gjithçka nis nga Bajerni i Mynihut, që ka vendosur të mos e blejë përfundimisht kartonin e Hames Rodrigez. Periudha e huazimit 2-vjeçar për futbollistin kolumbian mbyllet në fund të këtij sezoni dhe bavarezët nuk kanë ndërmend të hyjnë në tratativa për të marrë pronësinë e kartonit të llogaritur 60 milionë euro.

Por edhe sikur të donin, gjithçka do të ishte e vështirë, pasi një klauzolë parashikon se përparësia i takon Realit të Madridit.

Dhe madrilenët kanë ndërmend të kthejnë Hames Rodrigez në skuadër. Këtu hyn në skenë Juventus.Me kolumbianin që kthehet në Madrid, rivaliteti bëhet më I fortë dhe hapësirat ngushtohen për Marko Asension, I vendosur në krye të listës së blerjeve nga kampionët italianë.

“Zonja e Vjetër” ka avancuar në tratativa, ndërsa në në anën e saj edhe dëshirën e vetë talentit spanjoll për t’u bashkuar sërish me Kristiano Ronaldo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: