Një rekord historik u vendos pasditen e sotme në këtë Euro 2024. Asnjëherë më parë në një kampionat Europian të katër skuadrat në një grup nuk kanë përfunduar me katër pikë pas tri ndeshjesh.

Ky skenar ka ndodhur vetëm një herë më parë në një Kupë Bote; në turneun e vitit 1994 në Shtetet e Bashkuara, Meksika, Irlanda, Italia dhe Norvegjia të gjitha të barazuara në katër pikë në Grupin E. 

Norvegjia u eliminua pasi shënoi më pak gola se Italia e vendit të tretë. Italianët shkuan në finale, të cilën e humbën me penallti nga Brazili. 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb