Skënderbeu është shumë pranë të bërit histori, teksa në mbrëmjen e sotme ka mposhtur 2-­0 në transfertë, skuadrën moldave të Milsamit. Ndeshja ishte e vlefshme për turin e tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve, por korçarët kanë edhe një 90 ­minutësh tjetër për të luajtur në Korçë, që më në fund të sigurojnë pjesëmarrjen në Europa League dhe kalimin në play­offin e Ligës së Kampionëve. Ky është një moment historik për futbollin shqiptar.

Nëse Skënderbeu nuk gabon në shtëpi, atëherë kualifikohet në play­off të Ligës së Kampionëve. Kalimi në play­off do të thotë, se në rastin më të keq, Skënderbeu siguron një vend në fazën e grupeve të Europa League dhe në rastin më të mirë, një vend në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. Kjo ndeshje tregoi se blerja e Hamdi Salihit ka qenë goditja më efikase e merkatos verore. Dopieta e shënuar prej tij është historike për skuadrën.

(m.k/Panorama/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: