Në mënyrë të pa pritur, Skënderbeu e sheh vetëm sërish në garë për të siguruar një vend në europë, fundja diferenca me Teutën e vendit të tretë është vetëm tre pikë larg. Kalendari i rezervon Skënderbeut këtë mesjavë kundërshtarin më të fortë të mundshëm, Partizanin, për më tepër që të kuqtë kërkojnë me çdo kusht tre pikët për të dalë nga ajo mini krizë që i futi Luftëtari brenda pak ditësh. Skënderbeu është nga të paktët ekipi që di si mposhtën Partizani, 2 nga 3 përballjet ndërmjet tyre këtë sezon, ekipi i Orges Shehit i ka fituar.

Kundërshtari nuk është problemi më i madh i korçarwve në këtë sfidë, shqetësues është fakti që Shehit i mungojnë jo pak por katër lojtarë në këtë transfertë, plus që një pjesë e mirë e titullarëve nuk po kalojnë një formë të mirë fizike. Shqetësuese mbetet forma e kapitenit Marko Radas, eksperienca e tij është jetike në qendër të mbrojtjes. Gjithashtu dy senatorët të tjerë Kristi Vangjeli dhe Gjergji Muzaka ende nuk janë rikuperuar plotësisht, vijojnë të kenë shqetësime muskulore. Mungesë e sigurt pritet të jetë ajo e mesfushorit Shqipërim Taipi ndërsa dhe prezenca e Sibo është në pikëpyetje.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb