Ende pa u mbyllur festimet dhe jehona e titullit të pestë rresht, Skënderbeu mendon për Europën. Ashtu si vitet e shkuara, skuadra korçare do të akomodohet në Tirol të Austrisë për rreth 3 javë. Bardhekuqtë do të spostohen në Austri në datën 14 qershor dhe do ta përfundojnë fazën përgatitore në 7 korrik. Ky vendim është marrë për shkak të kushteve optimale që ofron klima malore në muajt më të nxehtë të vitit.

Skuadra do të grumbullohet fillimisht në kompleksin “Tropikal” në Durrës përpara nisjes për në Austri, ku do të zhvillojë edhe disa ndeshje miqësore. Drejtuesit e klubit nuk kanë bërë ende me dije kundërshtarët e kampionëve, por aktualisht po punohet për caktimin e kundërshtarëve ndaj të cilëve Skënderbeu do të kryejë testet e fundit përpara nisjes së eliminatoreve të UEFA Champions League.

(d.d/j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: