Skënderbeu ka zyrtarizuar sot titullin e 6 radhazi, pas fitores me Flamurtarin në Vlorë. Korçarët kanë festuar me tifozët e tyre në stadiumin ‘Flamurtari’ ndërkohë që festa e vërtetë me trofeun do të zhvillohet sot në orën 20:00 në Korçë.

Megjithatë për ‘Ujqërit e Dëborës’, kanë marrë sot edhe një lajm të hidhur. Lideri dhe udhëheqësi i tyre prej 6 vitesh, kapiteni Blendi Shkëmbi ka lajmëruar tërheqjen përfundimtare nga futbolli. Zyrtarizimi është bërë nga vetë futbollisti në një intervistë për Super Sport.

Blendi Shkëmbi udhëhoqi Skënderbeun këto 6 vite duke qenë një nga lojtarët më të spikatur të korçarëve.

Blendi Shkëmbi është një nga lojtarët më të talentuar të dy dekadave të fundit në Shqipëri. Ai është aktivizuar më parë edhe me Partizanin, Teutën, Besën e Kavajës si edhe ka pasur një eksperiencë në Kroaci.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb