Skënderbeu vazhdon të përforcohet në këtë periudhë. Etienne Tare ka firmosur me korçarët dhe është lojtari më i ri që u bashkohet “Ujqërve të Dëborës”. Palët kanë firmosur një kontratë për 3-vjeçare me Skënderbeun. 20-vjeçari ën ëkëtë mënyrë përforcon repartin e sulmit dhe tashmë do të jetë një “armë” plus për Ivan Gvozdenovic.

Tare nuk ka humbur kohë dhe ditën e djeshme ka dalë në stërvitje me ekipin, duke u vënë menjëherë nën urdhrat e trajnerit të korçarëve. Kujtojmë se sulmuesi ka dalë nga akademia e Lazios në Itali dhe në Shqipëri ka eksperiencën e parë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: