Vendimet e KAS-it mund të apelohen vetëm në Gjykatën Federale të Zvicrës, që është gjykata supreme e shtetit helvet, por që vetëm ekzaminon anën proceduriale të një gjyqi, mënyra sesi është aplikuar ai konform rregullave zvicerane dhe nuk ekzaminon faktet që kanë çuar në marrjen e vendimit.


Vendimet e Gjykatës shërbejnë në përmirësimin e ligjit dhe adaptimin e tij në bazë të rrethanave. Në këtë gjykatë nuk ka seanca dëgjimore, vendimi i Gjykatës Federale bazohet vetëm në mënyrën sesi është aplikuar ligji nga gjykata e një shkalle më të ulët. Nëse kjo Gjykata Federale përcakton që vendimi ka ardhur në mënyrë jokorrekte, e çon çështjen në rigjykim në gjykatën ku ky vendim është marrë. Pra, vendimet e Gjykatës Federale janë tërësisht arbitrare!


(Balkanweb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb