Skënderbeu është para të gjithëve në gjithçka. Kjo vihet re edhe te futbollistët të cilët janë të ftuar nga kombëtaret e tyre për ndeshjet e nëntorit. I fundit është Suad Sahiti i cili ka marrë ftesë nga përfaqësuesja e Kosovës për takimin miqësor ndaj Letonisë.

Pas Sabien Lilajt, Ali Sowe-së dhe Fidan Alitit, Sahiti është futbollisti i katërt i klubit korçar që grumbullohet me kombëtaren. Sahiti në një farë mënyrë është futbollisti i cili do të zëvendësojë Jashanicën te Kosova edhe pse nuk luajnë në të njëtin pozicion.
Sahiti-470x264
22-vjeçari ka lindur në Beograd, ndërsa në të kaluarën ka qenë pjesë e Shpresave të Maqedonisë. Vëllai i Suadit, Emir Sahiti, është i grumbulluar me Kombëtaren U-20 të drejtuar nga Alban Bushi.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb