Kategoria Superiore rikthehet sot në normalitetin e saj duke rikuperuar aty ku u ndërpre pas bojkotit disa ditor të gjyqtarëve dhe me ndeshjen e parë të javës së 25-të sikundër ishte edhe në program një javë më parë, Skënderbeu-Kukësi, e cila do të nisë në orën 17:00.


FSHF ka përcaktuar katërshen e gjyqtarëve për këtë ndeshje, që do të kryesohet nga Olsi Sokoli, anësorë do të jenë Rejdi Avdo e Denis Rexha, ndërsa arbitër i katërt do të jetë Kreshnik Bajramaj.


Kukësi, i dyti në renditje dhe në ndjekje të Partizanit, kërkon suksesin për të ngushtuar edhe më diferencën mes ekipeve, ndërsa Skënderbeu është jashtë luftës për titullin kampion.


(j.s/BalkanWeb)