Një situatë krejt anormale rrethon prag sezonin e ri të Superligës. Në program për të nisur topin e parë më 24 gusht, megjithëse mbeten pak më shumë se dy javë, dyshimet dhe paqartësitë janë të mëdha. Problemet me financat që pengojnë deri tani licensimin e të paktën tre klubeve dhe rebusi i madh me Skënderbeun ka bërë që Federata Shqiptare e Futbollit të vonojë hedhjen e shortit që do të përcaktojë kalendarin e edicionin 2019/2020 të kampionatit elitar të futbollit në vend.


Fshf 1280x720
Fshf 1280×720

Në korridoret e Federatës dhe media po qarkullojnë shumë opsione, por gjithçka lidhet me klubin korçar. Vendimi i KAS që la në fuqi dënimin për Skënderbeun ka vendosur në vështirësi qeverinë shqiptare të futbollit. Kjo e fundit përballet me dy dilema të mëdha. E para morale, pasi dënimi për trukim të rezultateve të klubit korçar nga UEFA-s dhe lënien në fuqi të vendimit nga KAS, prish imazhin dhe paragjykon Superligën.


Skenderbeu Kampion
Skenderbeu Kampion

Tjetra ka të bëjë me aspektin sportiv, pasi Federata nuk do të ketë në garë që skuadër pa asnjë objektiv. Në fakt, kjo mundësi nuk pëlqehet as nga vetë drejtuesit e klubit, që nuk kanë ndërmend të investojnë pa objektiva. Në këtë mënyrë, një opsion është zbritja e Skënderbeut në një ose dy kategori më poshtë.


Dsc 2832sq
Dsc 2832sq

Pritet edhe afati I fundit sa i përket licensimit të skuadrave me probleme financiare, për të mësuar nëse mund të lirohet një tjetër vend në Superligë. Nëse kjo ndodh, atëherë në elitë mund të ngjiten skuadrat që e mbyllën në vendin e dytë sezonin e Kategorisë së Parë në grupet respektive, në rastin konkret Dinamo dhe Besa. Kjo mundësi merr konfirmime edhe nga udhëzimet jozyrtare që kanë marrë këto klube nga FSHF, për të qenë gjithsesi gati.

Kalendari
Kalendari

Nuk përjashtohet edhe mundësia e shtyrjes së sezonit të Superligës, por të gjitha këto vendime pritet të merren nga Komiteti Ekzekutiv i Federatës. Edhe sikur verdiktet finale të vonojnë, një mundësi është llogaritja e Skënderbeut dhe klubeve të tjerë në short dhe rregullimi i tabelës së skuadrave dhe kalendarit në një kohë të dytë.
(balkanweb)