Sfida hapëse e javës së 29 në Superligë, Skënderbeu-Korabi, ka përfunduar me rezultatin 3-0 në favor të kampionëve në fuqi.

Djemtë e drejtuar nga Ilir Daja nuk kanë falur dhe ndaj një Korabi që pak orë më parë shkarkoi trajnerin nga detyra dhe njëkohësisht ka siguruar rënien nga kategoria, realizuan 3 herë.

Korçarët gjetën rrjetën falë Jashasnicës në minutën e 10-të, Salihit në të 62-ën dhe Nimagës në të 64-ën.

Me tre pikët e fituara sot, Skënderbeu renditet në vendin e tretë me 56 pikë, po aq sa Kukësi që luan në orën 19:00 kundër Teutës. Njëkohësisht edhe 2 pikë më pak se Partizani.

Pas këtij rezultati, Skënderbeu pret që kundërshtarët për titull të gabojnë për të rihapur edhe një herë luftën për vendin e parë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb