Renato Carlos Martins Junior do të jetë sulmuesi më i ri i Skënderbeut. 28-vjecari i lindur në Brazil do ti bashkohet ekipin nesër në Marbella të Spanjës për të zhvilluar fazën përgatitore nën urdhrat e trajnerit Mirel Josa.
Klubi dhe Renato Carlos kanë arritur marrëveshjen dhe nesër do të nënshkruajnë kontratën qe e lidh sulmuesin Brazilian me klubin korçar për një vit e gjysmë.
Renato Carlos ose Renatinho siç quhet ne boten e futbollit ka lindur ne 14 May 1987 ne São Vicente. 28-vjecari e ka nisur karrierën e tij tek Santos ne vitin 2007 ku u shpall nën kampion ne Brazil për të luajtur më vonë për klube si São Caetano dhe Portimonense, ekip me te cilin fitoi dhe Kupën Paulista përpara se të vazhdonte karrierën e tij në Tajlande me Chiangrai United.
(er.shk/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb