Skënderbeut i ka mjaftuar goli i Blerim Krasniqit për të thyer Teutën dhe për t’u kthyer te fitorja. Në sfidën e luajtur në Korçë, të zotët e shtëpisë kanë siguruar tre pikët e radhës, që e ngjisin ekipin bardhekuq në koutën e 9 pikëve dhe e ngjisin në pjesën e lartë të klasifikimit, duke zbitur më poshtë Teutën, e cila mbetet në kuotën e 8 pikëe dhe pëson humbjen e parë në kampionat.

Sfida do të nisë e shpejtë, ndërsa në minutën e 21-të do të vijë momenti kyç, kur Muja harkon për kokën e Krasniqit, që para Frashërit nuk fal dhe kalon skuadrën e Ilir Dajës në epërsi. Pjesa e dytë do të jetë më e luftuar. Skënderbeu do t’i shkojë pranë golit të dytë me Bregun, që në minutën e 71.të shpërdoron në mënyrë të pabesueshmë i vetëm përballë Frashërit. Teuta do të kërkojë barazimin dhe do të kërcënojë seriozisht në të 74-ën me çyrben, ndërsa në të 85-ën një supergjuajtje e Bregut ndalet nga një fluturim i mrekullueshëm i Frashërit, duke qenë edhe epilogu më i bukur i kësaj sfide.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb