Në momentin më të vështirë, atëherë kur dukej se Skënderbeu kishte nisur një rënie të pa shmangshme, fitorja kundër Laçit rikthehu besimin në kampin korçarë. Në mungesë të lojtarëve titullarë, trajneri Shehi shijojë aftësitë e kroatit Marco Pervan por dhe rikthimin tek goli të sulmuesin Krasniqi.

Marko Pervan
Marko Pervan

Gjërat kanë filluar të lëvizin për mirë në Korçë pasi për sfidën kundër Flamurtarit pritet të rikthehen edhe dy lojtarë titulluar. E sigurt është prezenca e Marko Radas, me kroatin i cili ka lënë pas dëmtimin dhe është stërvitur rregullisht me pjesën tjetër të skuadrës. Mbetet për tu monitoruar deri në fund edhe gjendja e Bruno Ditës, me mesfushorin që është rikthyer në stërvitje.

Duke parë paraqitjen pozitive të lojtarëve të afruar rishtas në merkaton e dimrit, prezenca e Ditës nuk është ende e sigurt pasi trajneri Shehi mund ti jap pak më shumë kohë për tu rikuperuar plotësisht. Dy mungesa të sigurta mbeten ato të Devi Bregut dhe Bruno Lulaj, të dy lojtarët ende nuk kanë lënë pas dëmtimet e pësuara.

Flamurtari-Skënderbeu ka qenë gjithnjë një ndeshje e cila ka prodhuar shumë emocione, e tillë pritet të jetë edhe ky takim, për vetë pozitat ku ndodhen dy ekipet. Skënderbeu renditet në vendin e katër në kuotën e 33 pikëve, tre pikë më shumë se Flamurtari i vendit të 6-të.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb