Sot Skënderbeu do të presë Elbasanin në orën 16:30. Një ndeshje kjo, që vlen për javën e 19-të të Superiores.
Elbasani ndodhet në një situatë delikate, ku synon të mbajë gjallë shpresat për në “Final 4”. Ky ekip rrezikohet nga skuadrat poshtë tij në renditje. Çdo javë që kalon dhe verdheblutë nuk fitojnë, e vështirëson më shumë arritjen e objektivave, ndaj në Elbasan duan patjetër të mos bëjnë hapa falsë.
Ndaj skuadrave poshtë në renditje Elbasani shprehen më mirë në lojë. Me Skënderbeun ka vetëm 2 barazime dhe shpresohet që kësaj here të fitojë.
Një mungesë e rëndësishme për Skënderbeun në ndeshjen e sotme do të jetë ajo e mesfushorit Rabiu, i cili rezulton me katër kartonë të verdhë në sistemin e FSHFsë, që do të thotë se është i skualifikuar.
Situata është disi konfuze në fakt, pasi në klubin korçar pretendojnë se lojtari nuk e ka plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdhë. Mbetet për t’u parë, nëse Rabiu do të përfshihet në formacion, apo do ta ndjekë ndeshjen nga tribuna.