(Në përditësim) TIRANË- Skëndërbeu shënon gol ndaj Dinamos së Zagrebit, në ndeshjen e parë të playoff-it të Champions League, në ‘Elbasan Arena”, duke qendruar vetëm një hap larg ndaj të bërit histori. Tashmë kualifikimi duket shumë larg për Skënderbeun që pas një jave do të luajë ndeshjen e kthimit në Kroaci.

Goli i parë u shënua në minutën e ’37 nga kapiteni Blendi Shkëmbi, ndërsa korçarët arritën ta ruajnë rezultatin deri në minutën e fundit të pjesës së parë. Aksioni nisi në minutën e 36-të me Radas që lë mbrojtjen dhe del në ndihmë të sulmit. Mbrojtësi kombinon me Salihin dhe i afrohet zonës, por pengohet në limite dhe ka faull. Goditjen e merr përsipër Bledi Shkëmbi që godet në mënyrë perfekte me të majtën dhe e dërgon topin në rrjetë. Mjaftoi ky gol që tifozeria të nisë festën. Por në minutën e ’66 Dinamo e Zagrebit ka barazuar gjithçka me anë të futbollistit Soudani. Ndërsa më minutën 90+2′ shënon Pivariç duke mbyllur kësht ëndrrën e Skëndërbeut.

MOMENTI I GOLIT TE PARE

MBYLLET SFIDA, SKËNDERBEU-DINAMO ZAGREB 1-2
78′ Zvëndësimi i tretë te Dinamo, largohet auutori i golit Soidani dhe në fushë futet Fernandez
75′ Sërish Shehi që shpëton portën korçare. Portieri detyrohet të bëjë një pritje fantastike pas një goditje nga jashtë zone.
73′ Skënderbeu ka vështirësi të dalë përpara, Latifi provon por ndalet pa iu afruar zonës
71′ Zvëndësim tjetër te Dinamo, në fushë Antoliç, largohet Rog.
68′ Korçarët mundohen të kundërpërgjigjen me Berishën dhe Latifin në krahun e majtë. Të dy futbollistët kombinojnë mes tyre duke tentuar të depërtojnë drejt zonës, por largohet rreziku nga mbrojtësit.
66′ GOL Dinamo, shënon Soudani
62′ Dy mundësi të mira brenda një minute për Skënderbeun. Fillimisht Berisha niset me shpejtësi drejt zonës, por del në fundore bashkë me topin, dhe rasti i dytë është i Latifit, mesfushori gjuan nga jashtë zone, por pa ndonjë rrezik të madh për portën e Eduardo.
61′ Zvëndësim te skuadra e Dinamos së Zagrebit largohet Maçado, në fushë Coric.
60′ Korçarët janë mbyllur në mbrojtje dhe nuk lejojnë hapësira.
56′ Pjaca për Dinamon depërton brenda zonës duke lënë mbrapa Jashanicën, hedh topin në qendër, por largon rrezikun Marko Radas.
53′ E pabesueshme çfarë humbet Hamdi Salihi. Sulmuesi gjendet krejtësisht i lirë përballë portierit, por nxitohet dhe godet keq duke e nxjerë topin jashtë. Shans që zor se mund të vijë sërish.
52′ Sërish një rast i mirë për Skënderbeun. Shkëmbi shërben për latifin në të djathtë, ky i fundit godet fuqishëm drejt portës, por portieri e devijon në goditje kendi.
50′ Krosim drejt zonës nga krahu i majtë për Dinamon dhe për pak sa nuk shënojnë pas një tentative me kokë nga Hodzic.
49′ Ndërhyrje e ashpër e Kristi Vangjelit në mesfushë ndaj Pivariç dhe arbitri e ndëshkon me karton të verdhë.
47′ Rast i mirë për Skënderbeun. Aksion i shpejtë i korçarëve me Berishën në krahun e majtë, mesfushori hedh topin drejt qendrës por Nimaga nuk arrin dot për ta shtyrë drejt rrjetës.
46′ Ka filluar pjesa e dytë, kësaj here topin e luajnë kroatët e Dinamos.

Burimi: http://www.panorama-sport.com/2015/08/luhet-sfida-historike-live-skenderbeu-dinamo-zagreb-1-0-supergol-shkembi/#ixzz3jIGwHCo3

MBYLLET PJESA E PARE, SKENDERBEU- DINAMO ZAGREB 1-0
44′ Edhe njëherë vendimtar Orges Shehi i cili bën një pritje spektakolare duke shpëtuar portën nga një gol i sigurt.
43′ Pjaca simulon në zonë dhe ndëshkohet me karton të verdhë.
40′ Pas golit korçarët kthehen mbrapa dhe munfohen të administrojnë lojën.
37′ GOOOOOOOL SKENDERBEU Goditjen e merr përsipër Bledi Shkëmbi që godet në mënyrë perfekte me të majtën dhe e dërgon topin në rrjetë. Veç ta shihje perlën e Shkëmbit. Korçarët në avantazh.
36′ Aksion i shpejtë i Skënderbeut me radas që lë mbrojtjen dhe del në ndihmë të sulmit. Mbrojtësi kombinon me Salihin dhe i afrohet zonës, por pengohet në limite dhe ka faull.
31′ Krosim nga e majta, Soudani godet me kokë rrezikshëm dhe topi prek traversën duke dalë më pas jashtë. Kërcënues sërish futbollistët e Dinamos.
28′ Rast i mirë për kroatët, një top i gjatë neglizhohet nga mbrojtësit e Skënderbeut dhe për pak sa nuk shënon Hodzic
26′ Nisen sërish me shpejtësi korçarët në krahun e djathtë me Latifin dhe Vangjelin, ky i fundit pengohet në mënyrë të parregullt dhe ka faull.
22′ Aksion perfekt i Skënderbeut me Latifin që kombinon bukur me Salihin, por ndalen në momentin e fundit. Megjithatë topi mbetet aty dhe Berisha tenton të gjejë hapësira, largojnë mbrojtësit kroatë dhe topi shkon te Shkëmbi, kapiteni gjuan nga jashtë zone me të majtën, por topi që kalon fare pranë traut të portës. Marrin zemër korçarët.
20′ Skënderbeu vazhdon të qëndrojë mbrapa, korçarët tregohen të kujdesshëm në mbrojtje dhe mundohen të dalin me kundërsulm.
15′ Konfuzion në mbrojtjen korçare dhe për pak sa nuk ndëshkohemi.
14′ Aksion i bukur i Skënderbut, Latifi pason te Berisha, ky i fundit provon me të djathtën nga jashtë zone, por topi përfundon jashtë.
11′ Sërish rrezikshëm Dinamo, Pinto nga e majta hedh një top drejt zonës, por për fat të mirë nbuk shfrytëzohet nga askush.
10′ Berisha nis një aksion nga krahu i majtë, tenton të hedhë topin drejt zonës, por devijohet në goditje kendi.
07′ Rast ideal për Dinamon, Soudani gjuan fuqishëm me të majtën nga jashtë zone, por Shehi bën një super pritje. Ndjehen të kërcënuar korçarët.
06′ Aksioni i parë për kraotët, Pinto niset në krahun e djathtë dhe fiton një goditje kendi që nuk sjell asgjë.
04′ Goditje dënimi nga krahu i majtë për Skënderbeun, Shkëmbi kroson drejt zonës, por topi është i lartë dhe nuk shfrytëzohet nga askush.
03′ Korçarët e nisin me presing, ushtrojnë presion që në sekondat e para duke luftuar për topin e parë.
02′ Presing i Salihit në mbrojtjen kroate, korcaret fitojne goditjen e parë nga kendi.
01′ Ka filluar sfida me topin e parë të luajtur nga Skënderbeu. (Panorama Sport)

FORMACIONET ZYRTARE
Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Eskardinja, Lilaj, Shkembi, Nimaga, Berisha, Latifi, Salihi; Trajner Mirel Josa
Dinamo Zagreb: Eduardo, Sigali, Travel, Pinto, Pivariç, Maçado, Soudani, Santos, Hodzic, Rog, Pjaca; Trajner: Zoran Mamiç
Gjyqtar: Sergei Karasev

NDESHJA, QINDRA TIFOZË ME BILETA NUK LEJOHEN NË STADIUM
Nga stadiumi “Elbasan Arena” raportohet se janë me qindra tifozët që ende nuk kanë hyrë në stadium edhe pse kanë një biletë në dorë. Mësohet ka kaluar minuta e 20 e sfidës dhe ende tifozët nuk mund të hyjnë. Shkak për këtë është bërë kapaciteti i vogël i stadiumit përballë fluksit të madh.

MASAT E SIGURISE
Para dhe pas ndeshjes asgjë me sa duket nuk do i shpëtojë kontrollit të imtësishëm të 420 efektivëve të policisë të pranishëm në stadium dhe në zonat që të dërgojnë aty, duke e vënë Elbasanin për disa orë në shtetrrethim. Sfida nis më 20:45 ndërsa pak orë para saj vërehen se tifozët kanë nisur të hynë në stadium, ndërkohë që kontrolli duket i rreptë. Policë ka kudo përreth zonës së stadiumit. Mbarëvajtja e kësaj sfide përbën një test edhe për ndeshjen me Serbinë, e cila luhet në të njëjtin stadium.

Mësohet se në gatishmëri do të jenë 140 punonjës policie nga FNSH-¬ja, 40 nga sektori i Qarkullimit Rrugor, 140 nga Seksioni i Rendit, 50 nga Seksioni i Parandalimit dhe Hetimit të Krimeve si edhe 50 policë nga drejtoritë e tjera. Policia e Elbasanit i druhet ndonjë incidenti në këtë sfidë, duke marrë parasysh edhe praninë e tifozëve dhe ultrasve kroatë ditën e sotme në Elbasan. Përveç kësaj do të jenë afro edhe 240 stjuartë të angazhuar nga klubi për të kontrolluar dhe për të ndihmuar në mbarëvajtjen e ndeshjes.

Mbi 10 mijë bileta janë shituar tashmë, një interesim kaq i madh nuk mund ti shpëtonte “tregut të zi”, një situatë e cila ka sjelle dhe reagimin e tifozëve, ku të gjesh një biletë aty ku dëshiron është thuajse e pamundur. Por ky nuk është problemi i vetëm për organizatorët e kësaj sfide. “Bad Blue Boys”, ultrasit e skuadrës së Dinamos nuk do të jenë të pranishëm në “Elbasan Arena”. Fama e tyre është e njohur ndërkombëtarisht, huliganë që shkaktojnë trazira kudo që shkelin, por ata raportohet se janë ndaluar në pikën kufitare të Hanit të Hotit, pasi nuk ishin pajisur me dokumentet e duhura.

Kjo ndeshje shënon një moment historik, pasi është hera e parë që një skuadër shqiptare arrin në ketë fazë të kampionatit te Ligës Europiane. Nëse kualifikohet për në fazën tjetër, kampionët shqiptarë pritet të marrin një shumë prej 14 milionë euro.

TE DY EKIPET MBERRIJNE NE “ELBASAN ARENA”
Si futbullistët e Skëndërbeut ashtu edhe ata të skuadrës kroate Dinamo e Zagrebit kanë mbërritur në stadiumin “Elbanas Arena”. Ndërkaq edhe tifozët kanë nisur të mbushin stadiumin që prej orës 18:00.

KTHEHEN NË KUFI “BAD BLUE BOYS”
Pak orë para nisjes së ndeshjes së parë të playoff të Champions League, ku Skënderbeu i Korçës do përballet me Dinamon e Zagrebit, raportohet për kthimin në kufi të qindra tifozëve kroatë, të konsideruar si huliganë nga autoritetet. Në kuadër të masave të rrepta të ndërmarra për ndeshjen, mësohet se këta tifozë të identifikuar si “Bad Blue Boys” duhet të ishin pajisur me një dokument të posaçme nga klubi Dinamo i Zagrebit, të cilin asnjë prej 200 tifizëve nuk e dispononte në momentin e kontrollit në pikën kufitare të Hanit të Hotit.

SKËNDERBEU-DINAMO ZAGREB, STATISTIKAT “PRO” KORÇARËVE
• Palët takohen për herë të parë në garat europiane. Gjithashtu, është edhe takimi i parë i Skënderbeut me kundërshtarë kroatë.
• Eksperienca e vetme e Dinamos së Zagrebit me një kundërshtar shqiptar është ajo e Tiranës në sezonin 1996-1997 duke i fituar të dy përballjet me një rezultat në total, 10-2. Kjo ndeshje ishte për turin paraeliminator të Kupës UEFA. Dinamo, në këtë vit, drejtohej nga trajneri Oto Bariç, i cili më vonë u bë trajner i Kombëtares shqiptare.

SKËNDERBEU, 14.7 MILIONË EURO PËR TË MUNDUR DINAMON E ZAGREBIT
Në lojë është histori, një përrallë e bukur, e cila mund të ketë edhe një fund… milioner. Që Skënderbeut nuk do t’i mungojë asgjë për të luftuar deri në sekondën e fundit kundër Dinamos së Zagrebit, kjo është e garantuar, duke qenë se korçarët, përveç përmirësimit të prestigjit të tyre, do të luftojnë edhe për një “thes” me miliona euro të cilët asnjë klub shqiptar nuk i ka ëndërruar ndonjëherë, e jo më të ketë luksin që t’i ketë në buxhet, pas një dueli që zgjat vetëm 180 minuta. Kampionët e Shqipërisë kanë arkëtuar deri tani 700 mijë euro; 300 mijë nga pjesëmarrja në turin e dytë eliminator dhe 400 mijë të tjera nga ajo në turin e tretë, por ndërkohë, faza “play-off” do t’i bëjë edhe më të pasur. Në rastin më të keq, por me shpresën që do ndodhë krejt e kundërta, Skënderbeu do të arkëtojë 3 milionë euro, nëse eliminohet nga Liga e Kampioneve, duke e dërguar shifrën e përfitimit në 3.7 milionë. Por, këtyre “numrave” do t’u shtohen edhe 2.4 milionë euro të tjera, që u dhuron UEFA skuadrave të kualifikuara për në fazën e grupeve të Ligës së Europës, duke e dërguar përfitimin total në 6.1 milionë euro. Por muzika do të jetë krejt tjetër, nëse Skënderbeu mposht kampionët kroatë. Përveç 700 mijë eurove të deritanishme, bardhekuqtë, në rast kualifikimi, do të arkëtonin 2 milionë euro për suksesin në fazën “play off”, plus 12 milionë euro të tjera për pjesëmarrjen në fazën e grupeve, për një total prej 14.7 milionë eurosh, të cilat mund të jenë edhe 14.7 milionë arsye, për të bërë 180 minutat më të mira të historisë së këtij klubi.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb