ULQIN

Shtatorja e Gjergj Kastriotit Skënderbeut do të vendoset në rrethrrotullimin, në qendër të qytetit të Ulqinit, tek ndërtesa e Komunës.

Këtë lajm për portalin Ul-info e vërtetoi kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiç, i cili shtoi se për këtë gjë u fitua pëlqimi i Ministrisë së Kulturës.

Edhe bulevardi në të cilin gjendet rrethrrotullimi mban emrin e këtij heroi kombëtar shqiptar. Këtë vit festohet 550-vjetori i vdekjes së Skënderbeut.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb