Skerdi është burri i ëndrrave për Aurelën dhe kur e thotë këtë ajo vetë, nuk ka asnjë diskutim më pas. Natyrisht, kush tjetër do ta kishte përballuar këngëtaren shpërthyese të skenës, veç Skerdit?

“Po të mos ishte (burri i ëndrrave), nuk do të qëndronim as 24 orë bashkë” – thotë vetë këngëtarja në “Ftesë në 5”, duke rrëfyer mes të tjerave çfarë i mban ata kaq të lidhur pas shumë viteve bashkë: “E kisha vendosur me kokën time që “ok, u pa puna, do ta kaloj jetën vetëm. Sepse nuk e besoja që mund të ekzistonte një njeri që të do kështu siç je, që ato vlera që ke mundohet t’i shtyjë edhe më lart, që nuk mundohet ta ulë atë që ka në krah, po thotë “jam me fat që të kam në krah.”

Ama edhe mes tyre “kërcet” ndonjëherë: “Ai që duket aq i qetë e ka një 5-minutësh. Po unë e kam kuptuar. Taaak, bëj tërheqje. Dhe mami i Skerdit, na shikon ndonjëherë kështu kur kemi ndonjë përplasje (më shumë kemi për punën), dhe më tha një ditë ‘aaa, je e zgjuar. Di të tërhiqesh…’ I thashë po merrem dot me atë unë? Më mirë një hap mbrapa….”, – thotë artistja më të qeshur.

Po pastaj çfarë ndodh? Nuk mban inat as ai, as ajo: “Pastaj ndodh një puthje dhe kaq, mbaron.”

Ku ka më bukur? Mësoni të mos mbani inat, siç bën Aurela.

Po nuk na tha, si është receta e kësaj?

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb