Skiatorja shqiptare Lara Colturi shkruan historinë. Colturi u rendit në vendin e dytë, në garën e Sllallomit për femra.  Në pisten austriake të Grugl, më mirë se Colturi bëri vetëm Mikaela Shiffrin,  teksa në total garonin jo pak por 75 rivale.

18-vjeçarja shkëlqeu sot, teksa regjistroi kohën 1’40″77, ndërsa Shiffrin që triumfoi, ia doli për 1’40’22. Për Colturin kjo ditë është historike, pasi për herë të parë e sheh veten në top-3 në një garë të Kupës së Botës. Me interes të madh pritet të shihen paraqitjet e saj, me të ardhmen që duket e ndritur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb