Gjykata Administrative ka rrëzuar sot kërkesën e ish-deputetit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Gledion Rehovica për t’u rikthyer në Kuvend si deputet. Lajmi konfirmohet për “BalkanWeb” nga gazetarja Klodiana Lala.


Ish-deputeti kërkoi shfuqizim të vendimit të KQZ-së dhe rikthimin e mandatit të deputetit në qarkun e Beratit, hequr rreth një vit e gjysmë më parë.


Rehovica bashkë me Aqif Rakipin nga radhët e PDIU-së ishin të parët në lisdtën e deputetëve që u prekën nga ligji i dekriminalizimit. Hetimet e Prokurorisë dolën në përfundimin se Rehovica kishte fshehur nga formulari i vetëdeklarimit një vepër penale të kryer në Itali. Ai akuzohej se ishte arrestuar në vitin 1999 në shtetin fqinj për “vjedhje të një dyqani”.


Rehovica mohoi akuzat duke u shprehur se në kohën për të cilën akuzohet ishte student në Romë.

(m.a/BalkanWeb)