Pak më parë u njoftua për një shkollë 9 -vjeçare që ishte grabitur gjatë natës, në Gjadër të Lezhës.

Dyshoheshin se ishin vjedhur regjistrat, por policia ka sqaruar se asgjë e tillë nuk ka ndodhur.

Në një njoftim të shpërndarë për mediat, blutë sqarojnë se askush nuk ka hyrë në shkollë apo të ket1% dëmtuar materialet e brendshme të shkollës.

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 08:00, jemi njoftuar nga personeli i shkollës 9-vjeçare “Gjovalin Gjadri” në Gjadër, se kishin konstatuar xhamin e dritares së katit të dytë të thyer.

Nga verifikimet e deritanishme ka rezultuar se në ambientet e brendshme të shkollës nuk ka hyrë asnjë person si dhe nuk është vjedhur apo dëmtuar asnjë material i brendshëm i shkollës.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb