TIRANË

Gazetari Ben Andoni i ftuar në emisioni “Dritare me Rudinën” në News 24 tha se në 30 qershor nuk kishte zgjedhje, por thjesht votime. Ai shtoi se të gjitha problematikat që manisfestoi procesi i 30 qershorit do të pasqyrohet në raportet e misioneve dhe agjecive ndërkombëtare.

Sipas tij, raporti i DASH ka referenca të forta për të dalë në përfundimin se demokracia shqiptare nuk ka ecur përpara, ndërsa tha se përgjegjëse për këtë situatë, janë të gjitha partitë politike.

“Në fakt zgjedhjet, të them caku, se këto tamam ishin votime. Ky cak kaloi provën e vet dhe kjo ishte disi absurde.  Situata politike në Shqipëri dhe i gjithë procesi që manifestoi 30 qershorin do të dalë me probleme pas një viti. Sidomos raporti i  DASH, por jo vetëm dhe do të tregojnë se demokracia në Shqipëria nuk ka bërë hapa përpara. Përgjegjësia është e të gjitha palëve shqiptare”-tha ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb