TIRANË

Në Britani e quanin  “Skllavi i gurit” për shkak të lidhjes së tij me gurin. Gëzim Hidri, një artist i veçantë e frymëzim për talentet e reja, do të jetë i pari mjeshtër me përvojë në punën me gur, që do të certifikohet zyrtarisht nga Dhoma Kombetare e Zejtarisë e krijuar një vit më parë.

Edhe pse veprat e tij të artit, janë vlerësuar maksimalisht  jashtë vendit, ai nuk kishte asnjë dokument zyrtar për të vërtetuar mjeshtërinë e tij.

Teksa flet për projektin e radhës, Hidri thotë se dëshiron që zanatin e tij t’ua kalojë edhe ndihmës mjeshtrave.

Sot Dhoma Kombëtare e Zejtarisë ka hapur dyert për antarët potenciale. Ashtu si Gëzimi të tjerë mjeshtra dhe ndihmësmjeshtra do të klasifikohen në bazë të një liste kombëtare.

Presidenti i dhomës se zejeve, Luan Bregasi tha se zejtarëve në mbarë vendin do t’iu krijohet mundësia e kualifikimit dhe certifikimit.

Aktualisht nuk ka një shifër të saktë të numrit të zejtarëve të lirë  që zhvillojnë aktivitetin e tyre ekonomik në vendin tonë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb