Tifozët skocezë me kilte, në rrugët e Tiranës kanë tërhequr vëmendjen e qytetareve këto dy ditët e fundit.
Ata janë ne Shqipëri për të ndjekur ndeshjen e kombëtares se Futbollit me përfaqësuesen tonë.
Të veshur me kostumet e tyre popullore krenarisht tregojnë historinë e kiltit qe mbajnë veshur.

“Ky është një kilt, kjo këtu është çanta e quajmë spon, e shikon ne nuk kemi xhepa ne kilt, ja këtu mbajmë paratë, celularin. Çdo familje ka e ka kiltin me ngjyre të veçantë”
Tifozët skocezë janë ndier shume mire ne Tirane, thonë se njerëzit janë shume te dashur e miqesore ndërsa birra shqiptare është fantastike dhe e lirë

“Tirana është shumë e dashur, njerezit janë shume miqësor”
“Po, na shijon birra, ushqimi, njerëzit qe janë tejet te dashur, është e pabesueshme pasi ne këtu nuk kemi me shume sesa 10 ore qe kemi mbërritur” “Shqiperia është fantastike, e dashuroj Tiranën, birra është e lire, ushqimi është i mirë”

Ne mbrëmje të gjithë, të veshur njëlloj, do të jenë në Shkodër ku do të mbështesin skuadrën e zemrës në “Loro Boriçi” ndeshja me Kombetarën Shqiptare është e vlefshme për kompeticionin Nations League. Për ta nuk ka shumë rëndësi si del ndeshja, por si del festa.

“Sa për ndeshjen edhe po të mos fitojmë gjë përsëri jemi të lumtur”
“Përpiqemi që kudo shkojmë ta kthejmë ne festë. Skuadra jonë nuk është dhe aq mire këto kohët e fundit, shpresoj të jete një ndeshje e mirë”
“Nuk kemi shumë besim, por më tepër, kemi shprese dhe dashuri me tepër se pritshmëri, për aq kohë sa jemi tape, do ja kalojmë mire, nuk është se na intereson shumë rezultati. Njerëzit janë brilantë, gjithë të mirat..”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb