SKOCI

Një video e tmerrshme është regjistruar në Glasgow, Skoci. Pamjet dramatike tregojnë se si një grua godet vazhdimisht me grushte një burrë, duke e lënë të gjakosur pasi që e gjeti duke folur me një femër tjetër.

Në pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë, një burrë shihet duke ndenjur me një grua në një bar, më pas papritmas në ambientet e barit hyn një tjetër grua dhe situata rëndohet.

https://www.youtube.com/watch?v=cFD5kSrh0bU

Ndërkohë, të pranishmit vetëm shohin të habitur .Viktima, që në asnjë moment nuk po mundohej të mbrohej, në fund e shtyn gruan duke e rrëzuar atë përtokë dhe largohet tërësisht i gjakosur.

Nuk dihet ende lidhja e gruas me viktimën por mediat angleze shkruajnë se mund të jetë partnerja e tij. Videoja është filmuar nga kamerat e sigurisë më datën 13 korrik dhe më pas shpërndarë në internet nga pronari i lokalit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb