LONDËR– Parlamenti skocez në Edimburg zgjodhi sot Nicola Sturgeon si kryeministren e parë në historinë e vendit.

Sturgeon, 44 vjeçe, zëvendëson Alex Salmond, i cili kishte hequr dorë nga ky post si edhe nga posti i liderit të Partisë Kombëtare Skoceze (SNP) pro pavarësisë.

Vendimi i Salmondit erdhi pas humbjes së përkrahësve të pavarësisë nga Britania e Madhe në referendumin për të njëjtën çështje që u zhvillua më 18 shtator.

Sturgeon zëvendësoi Salmondin edhe si lider i SNP-së.

Ajo i deklaroi parlamentit skocez se do të ishte kryeministrja e gjithë qytetarëve të vendit të saj.

”Do të jem kryeministrja e të gjithë skocezëve”, tha Sturgeon.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: