“Mauro është një lojtar i madh dhe një mik i yni, të shohim se çfarë do të ndodhë. Nëse qëndron, do të jemi të gjithë të lumtur”. Ky është mesazhi që mbrojtësi i Interit, Milan Skriniar, i jep shokut të tij të ekipit, Mauro Ikardit, në një intervistë ekskluzive për “Sportmediaset”.

Mbrojtësi i përfaqësueses sllovake prek edhe temën e ndërrimit të trajnerit në shtëpinë zikaltër. “Spaleti është një njeri i madh dhe një trajner i madh, por klubi zgjodhi këtë rrugë. Tani është Konte, kemi pritshmëri të tjera dhe duam të luftojmë për titullin kampion.”

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb